Arkeologët zbulojnë një sarkofag misterioz në Egjipt

Shkencë & Teknologji

Arkeologët zbulojnë një sarkofag misterioz në Egjipt

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:27
Arkeologët ende nuk e dinë se kujt i përket, dhe ata e gjetën atë të varrosur në një thellësi prej pesë metra, së bashku me një bust të një njeriu fytyra e të cilit nuk mund të njihet.

Egjipti, por edhe arkeologët botërorë janë mahnitur nga një zbulim i rrallë, një sarkofag i madh graniti me ngjyrë të zezë, i cili është më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Aleksandri.

Arkeologët ende nuk e dinë se kujt i përket, dhe ata e gjetën atë të varrosur në një thellësi prej pesë metra, së bashku me një bust të një njeriu fytyra e të cilit nuk mund të njihet.

Sarkofagu u zbulua më 1 korrik, njoftoi Ministria e Antikave egjiptiane. Në Egjipt janë në fuqi ligje të rrepta për mbrojtjen e antikiteteve kombëtare dhe konsiderohen si pronësi shtetërore.

Arkeologët supozojnë se sarkofagu i takon epokës së Ptolemeut, midis 350 dhe 30 P.E.S.

Artefaktet e lashta grekë dhe romakë nuk janë një zbulim i pazakontë në Aleksandri, shtëpia e sundimtarit Aleksandri i Madh. Por shumica e varreve janë plaçkitur për një kohë të gjatë, por sarkofagu i sapo zbuluar është i paprekur.

Ai është dy metra i lartë dhe gati tre metra i gjatë.

Ayman Ashmawy, kreu i Departamentit të antikave egjiptiane, tha se së shpejti pritet hapja e sarkofagut dhe zgjidhja e një misteri interesant.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat