Re diamantesh; Zbulimi i grimcave në galaktikë - Bota Sot
Re diamantesh; Zbulimi i grimcave në galaktikë

Shkencë & Teknologji

E enjte, 16 gusht 2018

Re diamantesh; Zbulimi i grimcave në galaktikë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:54
Re diamantesh

Rrymat e mistershme të mikrovalëve që mbërrijnë nga cepi tjetër i galaktikës e kanë origjinën tek retë gjigante të grimcave të diamanteve që vërtiten rreth yjeve të porsalindur.

Për më shumë se 20 vjet, astronomët nuk kanë ditur t’u japin një shpjegim valëve të çuditshme të pikasura fillimisht përpara dy dekadash, por tani duket se kanë zgjidhur misterin pasi mësuan t’i përdorin teleskopët amerikanë e australiane për të gjurmuar unazat e pluhurit që rrethojnë yjet rreth 500 vjet dritë nga Toka.

Vëzhgimet nga Teleskopi “Green Bank” në Virxhian Perëndimore dhe ai “Compact Array” i Australisë zbuluan se mikrovalët lëshohen vetëm nga yjet që janë të rrethuar nga sasi të mëdha grimcash diamanti, të cilat rrotullohen dhjetëra miliarda herë në sekondë.

Disqet e pluhurit të diamantit janë tmerrësisht të vogla e të lehta dhe përplasen aq shpejt me njëra-tjetrën sa gjenerojnë valë të cilat përhapen më pas në Univers.

Hulumtuesit u ndërgjegjësuan për herë të parë mbi të ashtuquajturat “emetime anormale të mikrovalëve” në vitin 1996, kur sateliti i NASA-s Cobe krijoi një hartë të plotë të rrezatimit ende të dukshëm që nga Big Bang-u. Harta tregoi së në mënyrë të pashpjegueshme, disa pjesë të qiellit ishin më të shndritshme sesa të tjerat në raport me frekuencat mikrovalore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test