Shkurtimi i doganave për importin e veturave rrit bursat botërore

Shkencë & Teknologji

Shkurtimi i doganave për importin e veturave rrit bursat botërore

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:58
Ilustrim

Aksionet në Wall Street dhe në bursat evropiane janë rritur sot, ku nivelin më të lartë të rritjes e shënuan kompanitë e automjeteve për shkak të njoftimit të Pekinit se do të ulë detyrimet doganore mbi importet e veturave.

Indeksi i FTSE 100 u rrit me 0.3 për qind në pasdite, CAC francez me 0.2 për qind, ndërsa bursa e Frankfurtit ishte e mbyllur për shkak të festave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat