Monitori i parë 4K, HDR dhe G-Sync del në parashitje

Shkencë & Teknologji

Monitori i parë 4K, HDR dhe G-Sync del në parashitje

Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:16
Ilustrim

Monitorët e lojërave me rezolucion 4K kanë qenë në treg për vite, megjithatë, një numër i vogël i tyre i plotësojnë nevojat e lojtarëve për një nivel të lartë të rifreskimit, rezolucion të lartë dhe ngjyra të sakta.

Monitori Predator X27 4K i kompanisë Acer, është tani i pari që zbaton treshen 4K, HDR dhe G-Sync.

Monitori ka një mbështetje të plotë 10-bit HDR, një frekuencë 144 Hz. Ka gjithashtu një mbulim prej 99% të spektrit të ngjyrave Adobe RGB, si dhe një rezolucion prej 3840 x 2160p që plotëson të gjitha ëndrrat e lojtarit.

Acer Predator X27 është në dispozicion me një çmim para shitjes prej 2,000 dollarësh dhe data e lansimit është planifikuar për 1 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat