Themeluesi i WhatsApp braktis Facebookun, tregon arsyet

Shkencë & Teknologji

Themeluesi i WhatsApp braktis Facebookun, tregon arsyet

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:59
Jan Koum

Ndonjëherë strategjia më e mirë është të largoheni kur nuk jeni duke jetuar më, qëllimin tuaj.

Themeluesi i WhatsApp, Jan Koum, po largohet nga Facebooku për shkak të mosmarrëveshjeve rreth strategjisë për privatësinë e të dhënave të përdoruesit. Udhëtimi i tij ka qenë një shenjë e guximit, vullnetit dhe vendosmërisë së pakufishme.

Koum ka lindur në një fshat rural jashtë Kievit, në Ukrainë. Në moshën 16-vjeçare, gjatë grindjeve dhe paqëndrueshmërisë politike, familja e tij mori vendimin e mundimshëm për të ikur nga vendi i tyre dhe për të shkuar në Mountain View të Kalifornisë.

Babai i Koumit nuk mund të bashkohej me ta dhe mbeti prapa. Koum thotë: “Unë u rrita në një shoqëri ku gjithçka që bëhej, përgjohej, regjistrohej dhe spiunohej”.

Largimi i papritur i Koumit nga Facebooku na tregon pse ndonjëherë duke thënë “jo” apo edhe duke u larguar është strategjia më e mirë kur nuk jetoni më qëllimin tuaj.

Këtu janë tre mënyra të zgjuara për të përdorur ‘jo-në’ si një strategji për të qenë të vërtetë me veten tuaj.

Suksesi nuk është kurrë linear

Koumi nuk është i huaj me dështimin dhe refuzimin. Në verën e vitit 2009, ai dhe bashkë-themeluesi i tij Brian Acton po kërkonin punë.

Ata përdorën Twitter për të ndarë lajmin e tyre. Ata u refuzuan nga burimet njerëzore të Twitter. Facebook i refuzoi gjithashtu.

Por Koumi tregon se suksesi nuk është kurrë linear. Gjithmonë do të ketë pengesa. Ka të bëjë me besimin në vetvete se çdo gjë do të vijë në momentin e duhur.

Përqafoni pasigurinë

Çfarëdo që zgjidhni të besoni, jeta është e paparashikueshme. Vetëm pesë vjet më vonë, në një kthesë të mrekullueshme të fatit, Facebook bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë. WhatsApp kishte vetëm 55 punonjës në atë kohë. Të kesh guximin të futesh në të panjohurën ndonjëherë është mënyra e vetme për të gjetur thirrjen tënde të vërtetë.

Thoni “Jo” kur është e nevojshme

Nëse qëndroni të vërtetë në pse-në tuaj, në qëllimin tuaj ndonjëherë do të thotë të jesh egoist, kështu që bëhuni të tillë. Koum kishte mendjen që të transformonete industrinë e teknologjisë dhe guximin për të lëvizur kur strategjia e Facebook nuk ishte më në sinkronizim me vizionin e Koum për WhatsApp.

Kur ju thoni po për diçka, ju thoni jo për diçka tjetër. Sigurohuni që të thoni jo për gjërat e duhura në jetë në mënyrë që të mund të kaloni më shumë kohë duke ndërtuar të ardhmen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat