Mbjellin kujtimet nga njëri kërmill te tjetri

Shkencë & Teknologji

Mbjellin kujtimet nga njëri kërmill te tjetri

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:32
Kërmijtë

Shkencëtarët kanë bartur në kërmij acidet ribonukleike (RNK), molekulë që shërben si transmetues i informacionit gjenetik në proteinat e biosintezës, transmeton BBC.

Ekipi shkencor kanë qenë i suksesshëm të transplantojë kujtimet nga njëri kërmill te tjetri dhe eksperimenti i tyre tregoi për mundësinë që kujtimet të mos jenë të ruajtura aty ku deri më sot janë konsideruar përgjithësisht.

Puna është publikuar në revistën eNeuro dhe mund të kontribuojë në kërkimet për kujtimet bazë fizike. 

Tradicionalisht mendohet se kujtimet afatgjata janë të vendosura në sinapsin e trurit. Por, profesori David Glanzman nga Universiteti në Kaliforni, njëri nga autorët e punimit, beson se kujtimet ruhen në bërthamat neurone.

“Sikur kujtimet të ruheshin në sinaps, nuk do të kishte sukses eksperimenti ynë”, tha Glanzman, duke shtuar se kërmijtë nuk janë lënduar gjatë eksperimentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat