Diçka po i afrohet Sistemit Diellor... - Bota Sot
Diçka po i afrohet Sistemit Diellor...

Shkencë & Teknologji

E mërkurë, 15 gusht 2018

Diçka po i afrohet Sistemit Diellor...

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:55
"Glisi 710" do të arrijë sistemin tonë diellor për 1.29 milion vjet, në vend të 1.36 milion, sa ishte llogaritur më herët.

Ylli i shkëlqyeshëm "Glisi 710" do të arrijë sistemin e Diellit dhjetëra- mijëra vjet më herët sesa besohet, thonë studiuesit spanjollë.

Sipas llogaritjeve të reja të shkencëtarëve spanjollë, ylli i famshëm endacak do t’i afrohet Diellit në një distancë më të vogël sesa ishte menduar deri më tani.

"Glisi 710" do të arrijë sistemin tonë diellor për 1.29 milion vjet, në vend të 1.36 milion, sa ishte llogaritur më herët.

Masa e yllit ka vetëm 60 për qind të masës së Diellit dhe me fuqinë e vet të gravitetit ndikon në trupat që janë në rrethinë prej 40 njësi astronomike (distanca e Tokës nga Dielli).  

Ekspertët vlerësojnë se pavarësisht kësaj, "Glisi 710" nuk paraqet rrezik për planetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test