Skandalet nuk ndalin Facebook-un

Shkencë & Teknologji

Skandalet nuk ndalin Facebook-un

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:39
Ilustrim

Shumica e përdoruesve amerikanë të Facebookut kanë mbetur besnik ndaj këtij rrjeti shoqëror pavarësisht zbulimit se kompania për qëllime politike kishte grumbulluar informacione për më shumë se 10 milionë përdorues pa dijeninë e tyre.

Një anketë e Rojters dhe Ipsos tregon se Facebook për shkak të skandalit nuk ka pësuar dëme, përveç ‘kokëdhimbjes’ me publikun për shkak të publikut.

Ndër të rriturit, 64 për qind e të anketuarve u përgjigjën se Facebook përdorën të paktën një herë në ditë, një rënie të lehtë krahasuar me 68 për qind të një sondazhi të ngjashëm të kryer në mars.

Anketa është kryer ndërmjet datave 26 dhe 30 prill.

Analisti Michael Pachter nga kompania Wedbush Securities thotë se Facebook ka fat që firma britanike e të dhënave ka përdorur shënimet vetëm për qëllime politike dhe jo në aspekte tjera.

Kryeshefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, tha në fillim të majit se Facebook është duke u përgatitur për të futur një funksion të ri të kontrollit të privatësisë që do t'i lejojë përdoruesit të fshijnë historikun e kërkimeve në faqen e internetit.

Zuckerberg e krahasoi veglën e re me mundësinë e fshirjes së "cookies" në kompjuter. Facebook thotë se për këtë risi i nevojiten edhe disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat