Asistenti zanor i Google tepër i ngjashëm me njeriun shkakton polemika

Shkencë & Teknologji

Asistenti zanor i Google tepër i ngjashëm me njeriun shkakton polemika

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:07
ilustrim

Hiper realist, versioni i fundit i aistentit zanor të “Google”, që mund të bëjë një telefonatë në vendin tuaj, ngatërrohet lehtësisht me një njeri. Pak e tepruar, për shijet e disave.

Duke prezantuar të martën me krenari modelin e ri të “Google Assistant”, pronari i “Google”, Sundar Pichai shkaktoi shumë habi duke marrë admirime por gjithshtu edhe ngrirje të buzëqeshjes mes mijëra informaticienëve dhe gazetarëve të ardhur këtë javë në konferencën vjetore të programuesve në Kaliforni (IO18).

Ai publikoi një bisedë mes një pajisje të mbushur plotë inteligjencë artificiale dhe një punonjëseje në një sallon bukurie. I ngarkuar me detyrën që të lënë një takim, “Google Assistant” është jashtëzakonisht realist, madje edhe mërmërit “mmmhhh …mmmhhh” ndërkohë që bashkëbiseduesja e tij i thotë të presë sa të konsultohet me oraret.

Kjo është një nga bisedat më natyrore mes një asistenti zanor dhe një punonjëseje, e cila nuk e kupton aspak që po flet me një makinë.

Kjo teknologji që quhet “Duplex” i mundëson kompjuterit të bisedojë në mënyrë të ntyrshme, shpjegojnë përgjegjësit e “Google”.

Sipas gjigantit teknologjik, ky sistem është njëkohësisht i nevojshëm për klientët, sepse i ndihmon të fitojnë kohë, si dhe për kompanitë e vogla që nuk kanë faqe interneti për të marrë takime.

Menjëherë, habia i la vendin një debati etiko-moral nëpër rrjetet sociale, ku disa vlerësojnë se bashkëbiseduesit duhet të paralajmërohen kur flasin me një kompjuter në vend të një njeriut, të tjerë ngrenë pyetje mbi mënyrën se si këta robotë shumë bindës mund të jenë pas si shumë të dobishëm për propagandën tregtare apo politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat