Mikroplastika në Arktik - “asnjë vend nuk është imun”

Shkencë & Teknologji

Mikroplastika në Arktik - “asnjë vend nuk është imun”

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:33
Arktik

Disa fotografi nga “Nature Publishing” nga disa pjesë të shkrira të pellgjeve të oqeanit Arktik zbulojnë akumulim të mikroplastikës në arktikun qendror.

Hulumtuesit paralajmëruan të martën për një akumulim "shqetësues" të mikroplastikës në ujin e akullt të oqeanit Arktik, një burim i madh potencial i ndotjes së ujit, ndërkohë që ngrohja globale po shkrin pjesën më të ngrirë të botës.

Një ekip nga Instituti Alfred Wegener për Hulumtime Polare dhe Detare (AËI) zbuloi 17 lloje të ndryshme të plastikës në mostrat e akullit të grumbulluara gjatë tre ekspeditave të Arktikut në vitin 2014 dhe 2015.

Ato përfshijnë plastike nga çanta për pazar dhe paketim ushqimor, nga bojëra të anijes, rrjeta peshkimi, najloni dhe poliestër që gjenden në pëlhura sintetike dhe filtra të cigareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat