Kompania Sharp ka bërë të ditur çmimin dhe fillimin e shitjes së televizorit të tij 70 inç me rezolucion 8K.
Modeli LV-70X500E do të kushtojë në Evropë 11.199 euro dhe blerësit mund ta marrin para fundit të këtij muaji.
Megjithëse TV është fantastik, sot ka shumë pak përmbajtje me rezolucion 7,680 x 4,320 piksel ose 8K.
Gjithashtu, duhet të uleni shumë afër për ta parë dallimin në krahasim me TV 4K, të cilët janë shumë më të lirë.