Krijohet enzima që tretë plastikën

Shkencë & Teknologji

Krijohet enzima që tretë plastikën

Më: 17 prill 2018 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Shkencëtarët shpresojnë se një enzimë e krijuar për tretjen e plastikës mund të sjellë një revolucion riciklimi, shkruan Daily Mail.

Studiuesit britanikë kanë krijuar rastësisht enzimën gjatë kryerjes së eksperimenteve me rreze X në bakteret natyrore që gjenden në një qendër japoneze të riciklimit, duke e bërë atë të shndërrohet në një enzimë më të fuqishme.

Testet treguan se enzima e laboratorit kishte një aftësi për të prishur polietilen terephthalate (PET), një nga format më të njohura të plastikës të përdorura nga industria e ushqimit dhe pijeve, duke e konvertuar atë në kimikatet origjinale.

Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e prodhimit të mbetjeve dhe gjithashtu të merret me përdorimin e naftës së papërpunuar në prodhimin e plastikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat