Xiaomi konfirmon Mi 6X për datën 25 prill

Shkencë & Teknologji

Xiaomi konfirmon Mi 6X për datën 25 prill

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

Xiaomi tashmë ka dërguar ftesat për ngjarjen që do të mbahet më 25 prill.

Nuk është e qartë se çfarë do të prezantohet gjatë eventit dhe as vendi se ku do të mbahet, transmeton KosovaPress.

Teaseri më i ri zgjidh të gjitha këto paqartësi - Xiaomi më 25 prill do të prezantojë telefonin Mi 6X në Vuhan të Kinës.

Xiaomi Mi 6X ka sistem prej dy kamerave 20MP, ekran 5.99 inç me 2160 x 1080 piksel, procesor Snapdragon 626, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje, si dhe bateri 2910 mAh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat