Sony prezanton Xperia XZ2 Premium me ekran 4K HDR - Bota Sot
Sony prezanton Xperia XZ2 Premium me ekran 4K HDR

Shkencë & Teknologji

E hënë, 24 shtator 2018

Sony prezanton Xperia XZ2 Premium me ekran 4K HDR

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:08
Ilustrim

Pasi në shkurt publikoi modelin Xperia XZ2, Sony tash na sjell edhe një model premium për të gjithë ata që dëshirojnë funksione më të mira - Sony Xperia XZ2 Premium.

Pajisja ka ekran 4K HDR, sistem të ri me dy kamera të pasme dhe mund të xhirojë video në 4K HDR.

Xperia XZ2 Premium ka procesor Snapdragon 845, 6GB RAM, ekran 5.8 inç 4K HDR LCD, 16:9, kamera të pasme 19MP + 12MP, kamerë për selfi 13MP, bateri 3450mAh. Po ashtu, është e mbrojtur nga uji dhe ka opsionin për mbushje të shpejtë.

Sony nuk ka bërë të ditur çmimin zyrtar të telefonit premium Xperia XZ2, i cili në treg do të dalë në verë. Telefoni do të jetë i pranishëm në ngjyrën e kromit, të zezë dhe të argjendtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test