Era e superkompjuterit, Microsoft transformon kompjuterët?

Shkencë & Teknologji

Era e superkompjuterit, Microsoft transformon kompjuterët?

Më: 2 prill 2018 Në ora: 16:51
Microsoft

Në laboratorin në Kopenhagë shkencëtarët besojnë se janë në prag të një zbulimi të madh që mund të transformojë kompjuterët.

Ekipi i studiuesve nga Microsoft dhe Institutit Niels Bohr janë të bindur se kanë gjetur çelësin për krijimin e kompjuterit kuantik.

Nëse del se ata kanë të drejtë,  Microsoft do të jenë në kulm, pasi do të posedojë fuqinë për të zgjidhur problemet të cilat nuk mund t’i kryejnë kompjuterët konvencionalë, transmeton KosovaPress.

Në laborator ndodhen seria e cilindrave të bardhë, të cilët janë ftohur pothuajse deri në zeron absolute në pajtim me procesin e krijimit të kubitit, bllokut ndërtimor të kompjuterit kuantik.

“Kjo ftohje nga thellësia e kozmosit mund të jetë vendi më i ftohtë në univers”, thotë profesor Charley Markus.

Kompjuterët kuantikë mund të ndihmojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe për mësim të shpejtë.

“Mund të zgjedhim probleme me të cilat super-kompjuterët do të garonin paralelisht dhe t’i zgjidhin brenda disa sekondash, orësh apo edhe ditësh”, konkludon Markus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat