Kompania IBM në konferencën IBM Think 2018, e cila po mbahet këtë javë, prezantoi kompjuterin më të vogël në botë.
Procesori ka fuqi si kompjuterët nga vitet e nëntëdhjeta dhe është i dedikuar për përcjelljen e mallrave, detektimin e vjedhjeve dhe mashtrimeve
Ai përbëhet nga qindra transistorë, të cilët i mundësojnë që të përcjellë, analizojë, komunikojë dhe reagojë ndaj të dhënave.
Njëra ndër gjërat më interesante rreth këtij produkti të IBM-së është se prodhimi i tij kushton 10 centë për copë.
Ekspertët e IBM-së aktualisht po testojnë prototipin dhe ende nuk dihet se kur kjo pajisje do të vihet në përdorim masiv.