Youtube do të shtojë informacion nga Wikipedia për videot në lidhje me kospiracionet

Shkencë & Teknologji

Youtube do të shtojë informacion nga Wikipedia për videot në lidhje me kospiracionet

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:40
CEO i YouTube

CEO i YouTube, Susan Wojcicki, tha se këto tekste, të cilat kompania po i quan "sinjale informacioni", do të fillojnë të shfaqen në video lidhur me konspiracionet brenda dy javëve të ardhshme.

YouTube do të shtojë informacion nga Wikipedia në videot rreth teorive të konspiracionit duke ofruar pikëpamje alternative mbi temat e diskutuara. CEO i YouTube, Susan Wojcicki, tha se këto tekste, të cilat kompania po i quan “sinjale informacioni”, do të fillojnë të shfaqen në video lidhur me konspiracionet brenda dy javëve të ardhshme.

Wojcicki tregoi shembuj të informacioneve për videot mbi uljen në hënë dhe shenjat që lenë avionët. “Kur ka video që janë të përqendruara rreth diçkaje që është një komplot – ne po përdorim një listë të komploteve të njohura të internetit nga Wikipedia – atëherë do të tregojmë një element shoqërues nga Wikipedia duke treguar se këtu ka informacion shtesë rreth ngjarjes, ” – tha Wojcicki.

Ky vendim vjen pas një viti në të cilin YouTube është cilësuar se trajton përmbajtje ekstremiste dhe i kushtëzon më shumë përdoruesit nëpërmjet rekomandimeve algoritmike që kritikët thonë se janë të dizenjuara për të shtyrë shikuesit drejt ekstremeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat