Musk: Vitin e ardhshëm, fluturime drejt Marsit

Shkencë & Teknologji

Musk: Vitin e ardhshëm, fluturime drejt Marsit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:28
Elon Musk

Fluturimet testuese drejt Marsit do të nisin vitin e ardhshëm. Ky është premtimi i radhës i Elon Musk.

“Unë mendoj se do të jemi në gjendje të bëjmë fluturime të shkurtra dhe testime gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm”, tha ai para audiencës në Ostin të Teksasit, duke shtuar se është thelbësore që njerëzit të arrijnë planetin e kuq para një tjetër lufte botërore të mundshme.

Një koloni në mars, tha ai, do të reduktonte shanset e epokës së errët nëse një konflikt bërthamor do të shfaroste jetën në tokë. Por, duke e njohur veten, ai shtoi: “Ndonjëherë, axhenda ime është pak…ju e dini…e parealizueshme…”

Më stresuese për Musk dhe investitorët që e mbështesin atë mund të jetë ngecja në punën për Model 3, makinën e re të Teslas. Kompania mbetet ende prapa në objektivat e saj të prodhimit. Por, me kaq përfundon realiteti. Elon Musk është padiskutim biznesmeni më interesant në Silicon Valley, falë pasionit të tij për ndezjen e një gare hapësinore. Pas një serie dështimesh të raketave dhe thuajse falimentimit, SpaceX magjepsi botën me fluturimin e saj të fundit, Falcon Heavy, në shkurt. Qëllimi final i misionit është sigurisht një koloni në Mars.

Në Teksas, Musk foli edhe për formën që duhet të kishte një shoqëri e tillë, në mënyrë që të ishte e suksesshme. “Unë mendoj se forma më e mirë e qeverisjes në Mars do të ishte një demokraci direkte, ku njerëzit do të votonin për çdo problem. Jam i bindur se do të vijë një ditë kur njerëzit do të jenë të ulur, duke pirë një gotë, në një bar në Mars”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat