Evropën e presin kushte ekstreme klimatike

Shkencë & Teknologji

Evropën e presin kushte ekstreme klimatike

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Shkencëtarët e Universitetit Newcastle paralajmërojnë se kushtet klimatike në Evropë do të bëhen edhe më ekstreme, transmeton sot Sky News.

Sipas prognozave, evropianët në dekadat e ardhshme i pret një numër i madh i valëve të ngrohta, por edhe shumë thatësira dhe vërshime.  

Shkencëtarët thonë se madje 85 për qind e qyteteve në Angli deri në vitin 2051 mund të kaplohen nga vërshimet ashtu sikurse Parisi kohë më parë.  

Vërshimet mund të godasin edhe Londrën, por edhe kryeqytetin e Irlandës, Dablin.  Njëkohësisht, thonë shkencëtarët, Athina, Roma, Praga dhe Stokholmi do të preken nga valë të ngrohta.

Thatësia do ta godasë Lisbonën, Madridin dhe e gjithë kjo mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të mëdha klimatike dhe nëse ndërkohë nuk do të ketë ndryshime drastike, shkencëtarët pohojnë se disa pjesë të Evropës mund të mbeten pa kushte themelore për jetesë.

Shkencëtarët thonë se nepse nuk zvogëlojmë efektin e gazrave serrë, sidomos dyoksid karbonin, mund të ulim ndikimin e tyre në jetë në të ardhmen, por gjithsesi duhet të përgatitemi për ndikimin e tyre dhe të përgatiten qytetet që të përballen me vërshime dhe thatësira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat