“Pika e madhe e kuqe” në Jupiter drejt zhdukjes

Shkencë & Teknologji

“Pika e madhe e kuqe” në Jupiter drejt zhdukjes

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:01
Pika e madhe e kuqe

Stuhia “Pika e madhe e kuqe”, e cila në vitet 1800 ishte vlerësuar të jetë e madhe sa katër Toka, ka nisur të zvogëlohet.

Sipas NASA, ajo tash ka madhësinë e vetëm 1.3 Tokave dhe po vazhdon të reduktohet.    

Është e mundur që brenda dy dekadave ajo do të zhduket plotësisht, thonë shkencëtarët e NASA-s.

Stuhia ishte vlerësuar të jetë rreth 56,000 kilometra në diametër në vitet 1800. 

“Pika e madhe e kuqe” në Jupiter është njëra ndër stuhitë më spektakulare në sistemin tonë diellor.

Glenn Orton, anëtar i misionit Juno dhe shkencëtar në NASA JPL, tha për Businnes Insider, se “Pika e madhe e kuqe” është si një rrotë rrotulluese, e cila varet nga rrotullimi, pasi është e kapur ndërmjet dy rripave transportieri që lëvizin në drejtime të kundërta.

“Ditët e saja janë të numëruara. Në realitet, “Pika e madhe e kuqe” po zvogëlohet që një kohë të gjatë dhe ky zvogëlim po vazhdon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat