Rikthehet në punë centrali më i vjetër bërthamor në botë

Shkencë & Teknologji

Rikthehet në punë centrali më i vjetër bërthamor në botë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 23:11
Centrali bërthamor zviceran i Beznaut

Centrali bërthamor zviceran i Beznaut, më i vjetri në botë, u riaktivizua sot pas një ndërprerje prej tre ditësh që ishte shkaktuar nga një problem teknik, njoftoi kompania menaxhuese “Axpo”.

“Punimet e riparimit të një kabllo prej 220 kilovatësh të një transformatori që ndodhej në pjesën jo bërthamore të strukturës u realizuan me sukses”, njoftoi shoqëria e shfrytëzimit në një komunikatë, raporton AFP.

Reaktori numër 2 i centralit të Beznau, që ndodhet në kantonin e Aargau, pranë kufirit me gjerman, u lidh me rrjetin elektrik.

Në shërbim që prej vitit 1969, Beznau është centrali më i vjetër bërthamor në botë, që prej mbylljes së reaktorit të Oldsbury në Britaninë e Madhe në vitin 2012.

Zvicra numëron katër centrale që prodhojnë rreth një të tretën e energjisë elektrike të vendit.

Më 21 maj zviceranët zgjodhën heqjen e energjisë bërthamore në një periudhë afatmesme, duke votuar në referendum në masën 58,2 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat