Dielli dhe toka kanë lidhje të çuditshme me numrin 8

Shkencë & Teknologji

Dielli dhe toka kanë lidhje të çuditshme me numrin 8

Më: 9 maj 2017 Në ora: 09:59
Gjithesia

Nëse befasisht, dielli zhduket, nuk do kishit asgjë për t'u shqetësuar, të paktën për tetë minutat e parë. Pas kësaj, gjithë ferri do të shpërbëhet para syve tuaj. Megjithatë, nuk do të ishte fund i menjëhershëm i jetës në tokë, siç do të mendonit të gjithë.

Zgjat tetë minuta që drita e diellit të arrijë në tokë. Për këtë arsye, nëse dielli do të zhdukej, ne ende do ta shihnim edhe për tetë minutat e ardhshëm. Çfarë lidhje ka kjo me gravitetin?

Dielli është pikë takimi që ushtron një tërheqje të fuqishme, ku i mban planetet të kyçura në orbitat e tyre. Nëse të gjitha forcat gravitacionale do të zhdukeshin, atëherë do të duheshin tetë minuta për ta ndjerë atë.

Kjo për shkak se, sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, graviteti udhëton në të njejtën shpejtësi si drita.

Kaosi zhvillohet ngadalë

Pas kësaj, megjithatë, toka ende nuk do të shuhej. Energjia elektrike do të vazhdonte të funksiononte dhe do të duhej deri në një orë që drita nga planetet tona të reflektohej përsëri në tokë, kështu që do të kishte një shkëlqim të qetë në qiell.

Pa dritën e diellit, fotosinteza nuk do të funksiononte, por kjo do të vriste vetëm disa nga bimët, (ka disa pemë të mëdha që mund të mbijetojnë dekada pa dritë dielli).

Megjithatë, brenda disa ditësh, temperaturat do të fillonin të uleshin dhe çdo njeri në sipërfaqen e planetit së shpejti do të vdiste.

Brenda dy muajve, sipërfaqja e oqeanit do të ngrinte, por do të nevojiteshin edhe një mijë vjet të tjera për detet që të bëheshin të ngurta nga ngrirja. Toka do të shndërrohej në një shkretëtirë të shkretuar, që shkon pa rrugëdalje nëpërmjet hapësirës.

Por, fatmirësisht, dielli nuk tregon shenja të zhdukjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat