Anija kozmike ”Sojuz” niset drejt ISS-së me një rus dhe amerikan në bord

Shkencë & Teknologji

Anija kozmike ”Sojuz” niset drejt ISS-së me një rus dhe amerikan në bord

Më: 20 prill 2017 Në ora: 14:29
Anija kozmike ”Sojuz”

Një anije kozmike ”Sojuz” që kishte në bord një astronaut rus dhe një astronaut amerikan u ngrit sot nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, me destinacion Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Anija kozmike ”Sojuz MS-04” u ngrit në orën 07:13 GMT, ndërkohë që për komandantin rus të bordit, Fjodor Jurçihin është misioni i pestë hapësinor dhe për inxhinierin amerikan, Jack Fischer hera e parë që udhëton në hapësirë.

Fluturimi në hapësirë i dy personave do të zgjasë rreth gjashtë orë, për një operacion të anijes kozmike ”Sojuz” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) parashikuar në orën 13:23 GMT.

“Anija kozmike u ngrit nga Bajkonuri me sukses. Tre katet e para të saj u vendosën anijen e banuar në orbitë, tetë minuta dhe 48 sekonda pas ngritjes”, theksoi në një komunikatë agjencia hapësinore ruse ”Roskosmos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat