Twitter teston mënyrën automatike të natës

Shkencë & Teknologji

Twitter teston mënyrën automatike të natës

Më: 5 prill 2017 Në ora: 13:53
Twitter

Shumë aplikacione këtyre ditëve ofrojnë mënyrën e natës, pasi përdoruesit kanë tendenca të përdorin telefonat në shtrat para gjumit.

Ngjyrat e ndritshme në aplikacion, të cilat nuk ofrojnë mënyrën e natës mund të jenë të pakëndshme në një ambient të tillë, që është edhe arsyeja pse shohim sa më shumë aplikacione aplikojnë këtë funksion. Sipas raportit të ri, Twitter teston vendosjen automatike të mënyrës së natës, i cili do të përfshihet në errësirë.

Në të njëjtin raport thuhet se Twitter tashmë ka vendosur këtë funksion për disa përdorues në kuadër të testimit, transmeton KosovaPress.

Nëse klikohet në butonin “Yes”, mënyra e natës në mënyrë automatike do të përfshihet në errësirë dhe do të ndalet në mëngjes.

Nëse gjithçka kalon sipas planit, së shpejti këtë funksion do të mund ta shohim të përfshirë te të gjithë përdoruesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat