Samsung do të fillojë provat e internetetit super të shpejtë 5G në Londër

Shkencë & Teknologji

Samsung do të fillojë provat e internetetit super të shpejtë 5G në Londër

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:55
Samsung

Duke qenë partner me telekomin Arqiva, Samsung do të ofrojë internet 5G pa tel, si një alternativë më të lirë për fibra broadband.

Samsung dhe kompania e telekomunikacionit Arqiva do të sjellin internetin mobil 5G në Britani të Madhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, raportin International Business Time.

Të dy kompanitë do të kryejnë një testim në qendër të Londrës për të zbuluar nëse teknologjia e gjeneratës së ardhshme mund të bëhet një zëvendësim i përshtatshëm ndaj fibrave optik broadband nga viti 2020 dhe më tej.

Arqiva zotëron një licencë kombëtare për të përdorur spektrin 28GHz në Mbretërinë e Bashkuar, të njëjtin brez që e përdorë për testet me 5G në Korenë e Jugut, Japoni dhe SHBA.

Testi mund të çojë në një të ardhme, ku pronarët e banesore dhe komerciale do të lidhen me një lidhje super-të shpejtë në internet me valë 5G, si smartfonët me 4G deri më sot, në vend të lidhjes nëpërmjet një linje me fibra optik fiks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat