Ndryshimet klimatike sjellin rreziqe vdekjeprurëse

Shkencë & Teknologji

Ndryshimet klimatike sjellin rreziqe vdekjeprurëse

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 19:41
Ilustrim

E ardhmja pritet që do të sjell më shumë valë të nxehtësisë vdekjeprurëse, shpërndarjen e shpejtë të disa infeksioneve dhe mungesa të ushqimeve.

Këto ngjarje mund të shkaktojnë vdekje të parakohshme, dhe të gjitha lidhen me ndryshimet klimatike.

Kështu është thënë në Atlanta në një takim në lidhje me ndryshimet klimatike dhe shëndetin.

Gjatë viteve 2030 deri 2050, ndryshimet klimatike besohet që do të shkaktojnë rreth 250,000 vdekje të shkaktuara nga nxehtësia e madhe, të ushqyerit e dobët dhe shpërndarjen e sëmundjeve si malaria, kanë deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shume shkencëtarë, rreth 97%, pajtohen që ndryshimet klimatike janë të vërteta dhe se ndotja e ajrit nga njerëzit është përgjegjëse.

Shumë nga këta gjithashtu kanë thënë që si pasojë e këtyre ndryshimeve numri i vdekjeve pritet që të pësoj rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat