OKB: Konfirmohet vala 19 metërshe në Atlantikun Verior

Shkencë & Teknologji

OKB: Konfirmohet vala 19 metërshe në Atlantikun Verior

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:00
Ilustrim

Agjencia për mot e Kombeve të Bashkuara thotë se oqeanografët e kanë konfirmuar matjen e valës më të lartë deri tash, që kishte arritur nivelin prej 19 metrave mbi sipërfaqen e ujit në Atlantikun Verior.

Kjo shpallje e sotme nga Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) u bë pasi shkencëtarët i kaluan më se 3.5 vjet duke i analizuar të dhënat nga një pasjisje lundruese automatike, në një pjesë të largët të Atlantikut Verior, ndërmjet Britanisë dhe Islandës.

WMO tha se vala rekorde 19 metërshe, më e gjatë se një ndërtesë 6 katëshe, ishte matur më 4 shkurt të vitit 2013 pas “një fronti tejet të ftohtë e të fuqishëm, që prodhon erëra”, me shpejtësi deri në 81 kilometra në orë.

Rekordi i deritashëm ishte 18.3 metra dhe ishte matur në dhjetor të vitit 2007, po ashtu, në Atlantikun Verior.

Sipas WMO-së, lartësia e valës është “e definuar si distancë nga kulmi i një vale e deri te pika më e ulët e valës tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat