Procesori i parë AMD me arkitekturën Zen sfidon haptazi Intel, kushton 499 dollar

Shkencë & Teknologji

Procesori i parë AMD me arkitekturën Zen sfidon haptazi Intel, kushton 499 dollar

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 23:18
ilustrim

Është raportuar se gjenerata e ardhshme e procesorëve Zen të AMD do të përformojë më mirë se Core i7-5960X i Intel, por me sa duket procesori i vitit me 8 bërthama, Summit Ridge SR7, do të kushtojë $499.

AMD do të debutojë 3 produkte të ndryshëm Summit Ridge, me SR7 SKU për entuziastët pas përformancës, ndërkohë SR7 i përformancës së mesme dhe SR3 SKU në nivelet fillestare për të ndihmuar tregjet e tjera.

AMD do të debutojë SKU-të e përformancës së lartë Zen në janar të 2017 në CES, ndërkohë që SR5 dhe SR3 SKU do të debutojnë dy muaj më vonë, në Mars të 2017.

Gjenerata SR7 raportohet se do të ketë shpejtësi bërthame/turbo prej 3.2GHz dhe 3.5GHz, respektivisht – ndërkohë ne kemi CPU me 8 bërthamë, me 16 thread në total. Ka 16MB cache L3 së bashku me 4MB cache L2, ndërkohë ne kemi një TDP 95W.

Pjesëtari i dytë në familjen SR7 ka të njëjtin numër bërthamash dhe TDP, por bie në shpejtësi në 3.0GHz dhe 3.2GHz për bërthamë dhe turbo, respektivisht.

Tani duke konsideruar çmimin $499 – AMD  ka një fitues vetëm me këtë, veçanërisht nëse Zen mundet të përformojë më mirë se CPU $999+ nga Intel.

Është një ngacmim se niveli fillestar SR3 SKU do të ofrojë 4-bërthamë, 8-thread që do të kushtojnë $149, duke ofruar nivelin e përformancës së një Core i7-6700 në çmimin e një procesori Core i3. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat