Energjia e së ardhmes

Shkencë & Teknologji

Energjia e së ardhmes

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 17:47
Reaktori

Të gjithë reaktorët bërthamorë që përdoren aktualisht nga vendet e zhvilluara për burime energjitike përdorin një teknikë; atë të ndarjes së atomeve.

Edhe procesi i kundër, pra ai i bashkimit të atomeve siguron energji, madje shkencëtarët thonë se e bën këtë proces me një siguri dhe sasi më të madhe.

Por deri më tani, kjo teknikë nuk mund të zbatohet sepse i gjithë procesi kërkon një energji fillestare të jashtëzakonshme për të nisur. Pikërisht për shmangjen e kësaj pengese, ka disa vite që në Francë po punojnë një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë.

Sipas Tech Insider, ata janë pranë ndërtimit të reaktorit që do të sigurojë energji me anë të bashkimit të atomeve dhe jo ndarjes së tyre, një proces i njëjtë me atë që ndodh tek Dielli, ylli i sistemit tonë e që bën të mundur energji të përhershme për ne në Tokë.

Projekti ka nisur të financohet nga pjesa më e madhe e vendeve Perëndimore dhjetë vite më parë. Ai është pagëzuar me emrin “Reaktori Ndërkombëtar Termobërthamor Eksperimental” (International Thermonuclear Experimental Reactor – ITER).

Në një dekadë ekperimentet kanë qenë të shumta. Aktualisht janë disa modele reaktorësh që përdorin teknikën e bashkimit të atomeve, por vënia në punë e tyre kërkon më shumë energji për t’u vënë në punë sesa energjia që prodhohet prej këtij procesi.

Tech Insider thotë se kjo pengesë duket se është tejkaluar nga shkencëtarët dhe viti 2023 është vendosur si kufiri i prodhimit të reaktorit të parë që do të sigurojë energji përmes bashkimit, jo ndarjes, së atomeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat