Rënie e frikshme! “Pokemon Go” humb 15 milionë përdorues brenda një muaji

Shkencë & Teknologji

Rënie e frikshme! “Pokemon Go” humb 15 milionë përdorues brenda një muaji

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:28
Pokémon GO

Pokémon GO po shënon gjithnjë e më shumë rënie përdoruesish. Të paktën kështu thotë një studim i Axiom Capital Management i publikuar nga Bloomberg.

Sipas studimit, rënia është e shpejtë dhe e vazhdueshme. Mësohet se loja më popullore e momentit, vetëm në muajin e fundit ka humbur pesëmbëdhjetë milionë përdorues. Sakaq vetë kompania që krijoi lojën, The Pokémon Company e Niantic Labs ka bërë përditësime të reja për lojën, statistika për lojën, përdoruesit dhe liderët për ta bërë edhe më interesante.

Por pas rënies së përdoruesve të gjithë pyesin: Mos është kjo rruga e kapitullimit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat