Simulimi i jetës në Mars shtyn disa vullnetarë të izolohen në Havai

Shkencë & Teknologji

Simulimi i jetës në Mars shtyn disa vullnetarë të izolohen në Havai

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:03
Vullnetarët

Gjashtë vullnetarë kanë jetuar në një dhomë të izoluar në formën e një kupolë në Havai, për gati një vit, për një eksperiment të NASA-s për një mision për të jetuar në Mars.

Ata dolën dje të lumtur nga kjo përvojë pasi më në fund ”gjetën” pak liri dhe… fruta të freskëta.

Tre burra dhe tre gra u privuan nga jetesa e zakonshme që prej 28 gushtit 2015.

Në këtë hapësirë kishte mungesë të theksuar lagështire.

Eksperienca u përjetua pa shënuar ndonjë ngjarje të veçantë.

Kjo është ekperienca më e gjatë e izolimit nga amerikanët, pasi rusët kanë kryer misione të ngjashme që kanë zgjatur deri në 520 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat