Zbulohet planeti sekret pranë Tokës, mendohet se ka jetë

Shkencë & Teknologji

Zbulohet planeti sekret pranë Tokës, mendohet se ka jetë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:41
ilustrim

Një planet i ri, pak më i madh se Toka është zbuluar sot. Ky planet është pothuajse i ngjashëm me planetin tonë dhe është i jetueshëm.

Planeti është i njohur si Proxima b dhe mund të konsiderohet “planeti ynë fqinj”. Për shkak të afërsisë që ka me Tokën, astronautët e kanë të mundur që të shkojnë në këtë planet të ri brenda disa viteve, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ai është 7.5 milionë kilometra larg nga ylli, 5% e distancës mes Tokës dhe Diellit dhe i duhen vetëm 11.2 ditë që të bëjë një orbitë të plotë.

Ky planet ka një sipërfaqe shkëmbore dhe ka dyshime që të ketë jetë. Shkencëtarët kanë interes të zbulojnë nëse në planetin Proxima b do të gjejnë jetë aliene, i cili është planeti më i afërt jashtë sistemit tonë diellor, pra i përket një tjetër sistemi diellor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat