Astronauti amerikan thyen rekord për qëndrim në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Astronauti amerikan thyen rekord për qëndrim në hapësirë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:41
Jefrrey Williams

Jefrrey Williams, drejtues i Stacionit Hapësinor, ka thyer rekord sa i përket ditëve të qëndrimit në hapësire.

Ai ka gjithsejtë 521 ditë të kaluara nëpër orbitë, numër ky që mblidhet nga katër fluturime të tij.

Rekordin e deritanishëm e mbante astronauti Scott Kelly me një ditë më pas, misioni i të cilit kishte përfunduar në mars.

Williams do të kthehet në Tokë brenda dy javëve e që në total ditët e tij do të shkojnë në 534 jashtë planetit nga NASA.

Por që ky rekord nuk do të jetë i fundit, pasi veterania Peggy Whitsson do të niset për në hapësirë në nëntor, për një qëndrim gjashtë mujor. Ajo aktualisht ka 377 ditë jashtë planetit tonë, kurse mban edhe rekordin me numrin më të madh që ka pasur ndonjë femer ndonjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat