Dy “kushërinjtë” e Tokës

Shkencë & Teknologji

Dy “kushërinjtë” e Tokës

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 21:42
Planetet Trappist-1b dhe Trappist-1c

Pak vite më parë, në kërkim të jetës jashtëtokësore, teleskopët e hedhura në orbitë nga agjencia amerikane e hapësirës, NASA dhe ajo europiane, ESA kapën dy planete që i quajtën “kushërinjtë e Tokës”.

Planetët janë rreth 40 vite dritë larg sistemit tonë diellor dhe orbitojnë në atë që njihet si “brezi i banueshëm”, pra larg mjaftueshëm yllit të tyre për të mos avulluar uji dhe afër mjaftueshëm që ai të mos jetë i ngrirë.

E sot, pas mijëra studimesh dhe analizash të dala nga hulumtimi i imazheve të kapura kryesisht nga teleskopi Hubble, shkencëtarët europianë nuk përjashtojnë mundësinë që në të dy këta planete të ketë jetë.

“Mund të themi që atmosfera e këtye dy planeteve nuk është e mbytur nga heliumi apo gazra të tjerë që vrasin jetën dhe ekziston mundësia që këta planete të jenë të banueshëm”, thotë Nikole Leëis, shkencëtare në Institutin e Baltimorës në Shtetet e Bashkuara.

Me të dhënat e grumbulluara studiuesit thonë se nuk mund të japin një rezultat 100 përqind të vërtetë, por mundësitë që të kenë të drejtë janë të mëdha. 

Planetet janë pagëzuar me emrat Trappist-1b dhe Trappist-1c, nisur nga emri i teleskopit nga ku u panë për herë të parë dhe rrotullohen rreth një ylli sa një e dhjeta e Diellit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat