Memoria RAM DDR5 e Samsung tregon çfarë e ardhmja premton

Shkencë & Teknologji

Memoria RAM DDR5 e Samsung tregon çfarë e ardhmja premton

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:37
RAM DDR5

Samsung prezantoi një modul të ri RAM i cili tregon potencialin e memories DDR5 sa i përket shpejtësisë dhe kapacitetit.

Moduli 512GB është i pari i bazuar në teknologjinë High-K Metal Gate me shpejtësi deri në 7,200 Mbps, ose dyfishin e memories DDR4 tha Samsung.

Aktualisht kjo memorie synon segmentin e superkompjuterëve, inteligjencës artificiale dhe machine learning por në fund do të gjejë rrugën për tek kompjuterët e zakonshëm duke rritur fuqinë gaming.

Samsung zbuloi për herë të parë teknologjinë HKMG në 2018-ën me çipet GDDR6 përdorur në kartat grafike. Zhvilluar nga Intel, përdor hafnium në vend të silikonit dhe krijuar mundësi për çipe me densitet ë të lartë.

Çdo çip përdor 8 nivele DRAM 16GB për një kapacitet prej 128GB. Samsung i duhen 32 çipe për të krijuar një modul 512GB RAM. Përveç kapacitetit dhe performancës, ka edhe përfitime të tjera si konsumin 13% më i ulët i energjisë.

Me shpejtësi prej 7,200 Mbps, një modul do të kishte 57.6 GB/s shpejtësi transferimi mbi një kanal të vetëm. Kompjuterët e parë me këtë teknologji mund të vinë në 2022 kur AMD të prezantojë platformën Zen4 me mbështetjen për RAM DDR5. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat