Çfarë po ndodh me Bitcoin

Shkencë & Teknologji

Çfarë po ndodh me Bitcoin

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Bitcoin

Bitcoin është çmendur. Kriptomonedha më e madhe në botë kaloi vlerën e 28 mijë dollarëve dhe nuk po shfaq shenja ndalimi.

Vlera totale e kriptomonedhave bitcoin në qarkullim tani është 500 miliardë dollarë. Ka më tepër vlerë sesa Visa dhe Mastercard. 11 ditë më parë bitcoin kaloi për herë të parë vlerën 20 mijë dollarë. Tani po troket në derën e 30 mijë dollarëve.

Rritja e menjëhershme ka qenë e papritur por jo pa shkak. Investitorët po hedhin para në bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera gjatë pandemisë së Covid-19 ndërsa interesi i Rezervës Federale po shkon drejt zeros duke dobësuar dollarin Amerikan.

Kjo e bën bitcoin një monedhë joshëse. Megjithatë ka një limit në numrin e bitcoin që mund të qarkullojnë dhe investitorët besojnë se kur ky furnizim të mbarojë, vlera e kriptomonedhës vetëm do të rritet.

Çfarë e ka ndihmuar më tutje bitcoin është përfshirja e investitorëve të mëdhenj. Square dhe PayPal tashmë e kanë përqafuar bitcoin ndërsa ekspertët besojnë se kriptomonedha ka për të zëvendësuar arin.

Me rritjen e bitcoin, bursa e njohur e kriptomonedhave Coinbase, ka sinjalizuar synimet për të dalë si kompani publike. Por rritja e fundit e kriptomonedhës dhe kaq e shpejtë është shenjë e shkrirjeje ku entuziasmi i lartë nxitet nga frika e humbjes së shansit për të fituar.

Ekspertët i tremben një përplasje të madhe dhe monedha e ka provuar këtë gjë në të kaluarën. Rrëzimi i vlerës së bitcoin ka qenë i dhunshëm kur ka ndodhur dhe e kaluar e saj e provon këtë.

Në fund ditët më të mira të bitcoin janë përpara dhe kjo nuk mohohet dot as nga vlera jashtëzakonisht e luhatshme e bitcoin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat