Cilat janë vendet që e kanë bllokuar Huawein?

Shkencë & Teknologji

Cilat janë vendet që e kanë bllokuar Huawein?

Më: 20 maj 2019 Në ora: 00:36
Huawein

Vendet të cilat kanë vendosur të ndalojnë përditësimin e pajisjeve dhe teknologjisë së gjigandit kinez Huawei përbëjnë 1/3 të GDP’së globale sipas një raporti të Bloomberg.

Nga data 2 Maj 2019 Australia, Zelanda e Re, Japonia, Tajvani dhe SHBA kanë vendosur të bllokojnë përdorimin e produkteve të Huawei në rrjetet e tyre mobile.

Sakaq Britania ka vendosur të implementojë një ndalim në pjesët kyçe të rrjetit 5G ndërsa Gjermania dhe Franca kanë shtuar masat për tu mbrojtur nga backdoorë të mundshëm të Huawei.

Disa vende të tjera Evropiane si Danimarka, Suedia dhe Holanda kanë elaboruar mundësinë e bllokimit të Huawei. Një ndalim i menjëhershëm i Huawei në Evropë duket një detyrë e vështirë. 1/3 e sistemeve të telekomunikimit në Evropë kanë markën e Huawei.

Telekomi Holandez KPN ka vendosur të bllokojë Huawei siç ka vepruar Britania. Çekia, Italia dhe Brazili i kanë dhënë dritën jeshile ndërsa Koreja e Jugut dhe Tajlanda pavarësisht shqetësimeve të para kanë pranuar teknologjinë e Huawei.

Image

Pas një zbulimi të profilit të lartë në SHBA ndaj Huawei në Janar, shumë frikësohen se kompania nuk është mjaftueshëm e pavarur nga qeveria Kineze e cila mund ta përdorë për të përgjuar vendet Perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat