Shkenca emëron vitaminat dhe mineralet që mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj

Shëndetësia

Shkenca emëron vitaminat dhe mineralet që mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Një shkencëtar ka emëruar listën e vitaminave që gjenden në çdo gjë nga mishi i kuq e deri te makaronat dhe që mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj.

Konsumimi i dhjetëra vitamiane dhe mineraleve parandalon sëmundjet dhe rrezikun e vdekjeve të parakohshme, tha Dr. Brucë Ames, transmeton portali arbresh.info

Mjeku nga Instituti i Kërkimeve të Spitalit të Fëmijëve në Oakland tha se shumica e njerëzve kanë vitamina mangu për shkak të mënyrës së të ushqyerit.

Ai ka theksuar se 70 përqind e njerëzve në SHBA vuajnë nga mungesa e vitaminës D dhe 60 përqind nuk kanë vitaminë E.

Pavarësisht se vitamina D është esenciale për shëndetin e kockave, zemrës dhe trurit, dhe vitaminë E që mbron nga dëmtimi i lëkurës dhe syrit.

Kjo bazohet në teorinë se kur një personi i mungon vitamina dhe minerale të caktuara, trupi i tyre përdor lëndët ushqyese për të siguruar mbijetesën e tyre.

Ai ka theksuar se mungesa e vitaminës K mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe luan një rol të madh në shëndetin e zemrës.

Dr. Ames ka theksuar se në mungesë të ushqimeve, njerëzit duhet të marrin shtesë nga një numër vitaminësh për të pasur një jetë më të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat