Teknikë e re e përdorimit të radioterapisë për trajtimin e kancerit

Shëndetësia

Teknikë e re e përdorimit të radioterapisë për trajtimin e kancerit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 07:19
Ilustrim

Teknika e re me makinë për radioterapi është përdorë për herë të parë për të trajtuar një pacient në Britani.

MR Linac njëkohësisht bën skanimin për tumore brenda trupit përderisa përçon rrezatim me rreze X.

Kjo nënkupton që mjekët mund të planifikojnë dhe të rregullojnë radioterapinë në kohë reale, duke mundësuar kështu që të jetë shumë më e saktë.

Ekipi nga Instituti për Studime të Kancerit, në Spitalin Royal Marsden në Londër, e kanë cilësuar këtë teknikë si inovative.

Ata shpresojnë se një gjë e tillë do të ndihmojë në shërimin e pacientëve dhe në uljen e efekteve anësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat