Kini kujdes se çfarë pini, ky kokteil i shërbyer në gotë bakri mund të shkaktojë helmim

Shëndetësia

Kini kujdes se çfarë pini, ky kokteil i shërbyer në gotë bakri mund të shkaktojë helmim

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim

Çfarëdo pije të porosisni natën e ndërrimit të viteve sigurohuni që vetëm këtë më poshtë të mos pini ! Sipas ekspertëve të shëndetit, përbërësit e këtij koktjeli mund të shkaktojnë helmim e nëse ky i fundit shërbet në gotë bakri, rreziku është edhe më i madh. 

Rezulton se Food and Drug Administration’s i ndalon ushqimet me pH nën 6.0 të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me materialin e bakrit dhe koktejli “Moscoë Mule” ka një pH shumë më të ulët se 6.0. 

Sipas Toby Amidor autor i The Healthy Meal Prep Cookbook kur ushqimet me një pH më të ulët se 6.0 që kanë shije të athët si acid hyjnë në kontakt me bakrin, bën që ky material të “lëshojë” molekulat të cilat përthithen lehtësisht nga organizmi ynë. 

Sasia e lartë e këtij minerali në organizëm mund të shoqërohet me vjellje, diarre, dhimbje në stomak dhe shije të fortë metalike në gojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat