Eksperiencat traumatike tek nënat ndikojnë në shëndetin e foshnjes

Shëndetësia

Eksperiencat traumatike tek nënat ndikojnë në shëndetin e foshnjes

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Eksperiencat traumatike në fëmijërinë e grave mund të shkaktojnë dëme afatgjate në trupin e tyre, si dhe mund të çojnë në lindjen e djemve më të vegjël disa dekada më vonë.

Bebet djem të nënave që janë ekspozuar ndaj traumave serioze më herët gjatë jetës, peshojnë mesatarisht 18 gram më pak kur vijnë në jetë.

Kjo është ekuivalente me dëmet që shkakton duhanpirja e nënave në peshën e fëmijëve, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë Icahn në New York kanë deklaruar se ky studim tregon se sa e rëndësishme është që të merren parasysh të gjithë faktorët gjatë jetës së nënave, në mënyrë që të kenë një shtatzëni të shëndoshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat