Pse duhet të hani sa më shumë bamje gjatë shtatzënisë, cilat janë përfitimet e perimes ''së ashpër'' në pamje

Shëndetësia

Pse duhet të hani sa më shumë bamje gjatë shtatzënisë, cilat janë përfitimet e perimes ''së ashpër'' në pamje

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 06:46
Ilustrim

Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit. Ajo është një perime plot me kalcium dhe mund t’ju ofrojë përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Një nga këto përfitime është dhe shtatzënia e shëndetshme.  

Ajo është e mbushur me vitaminë C, vitaminë B dhe ndikon në parandalimin e defekteve të lindjes, si dhe ështëtnjë komponent i rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje i cili është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.

Ajo përmban 123 mg kalcium dhe 216 mg kalium, të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut. Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës. Ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Lehtëson problemet e frymëmarrjes si astma.

 Parandalon aneminë, hekuri, folatet dhe vitamina K, të cilat ndodhen me shumicë tek bamjet, ndihmojnë në formimin e hemoglobinës duke garantuar mbrojtje supreme kundër anemisë. Bamjet, jo vetëm promovojnë shëndet të mirë ndihmojnë tretjen e ushqimit, por ulin edhe nivelet e kolesterolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat