Shmangni lodhjen fizike e shpirtërore në vjeshtë

Shëndetësia

Shmangni lodhjen fizike e shpirtërore në vjeshtë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:59
Ilustrim

Gjendja e zymtë dhe mërzitja e brendshme mund të shfaqet në pah tek njerëzit ndërsa hyjmë në stinën e vjeshtës.

Por sipas këshillave tradicionale kineze, ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit, mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes.

Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet “Taiji” ose ushtrime joge.

Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme.

Shëtitja në natyrë

Zhvillimi i turizimit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për eleminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes.

Vendet me gjelbërim nga qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e emeocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme.

Në fakt, vjeshta është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë shumëngjyrëshe.

Ushqimet e vjeshtës

Korrja e frutave të natyrës është shumë e ngjashme me përvetësimin e përvojës së jetës.

Vjeshta është stina e korrjes dhe ka shumë fruta.

Gjatë kësaj stine mund të përzgjedhim frutat e përshtatshme për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat