Këto ushqime mbrojnë zemrën

Shëndetësia

Këto ushqime mbrojnë zemrën

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Konsumimi i produkteve të qumështit mund të mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e përsëritura, sipas hulumtimeve të fundit.

Produktet e qumështit, si djathi dhe qumështi, nuk janë të mira për yndyrat e ngopura që e përmbajnë, por një studim i ri ka treguar se konsumi i moderuar mund të mbrojë zemrën.

Mahsid Degan nga Universiteti Macmaster në Kanada, një nga drejtuesit e këtij projekti,  tha për Guardian, se këto gjetje mund t'u shërbejnë vendeve më të pasura ku produktet e qumështit shmangen për shkak të shëndetit.

"Një sasi e moderuar, tri herë në ditë, mund të mbrojë zemrën dhe jo ta dëmtojë. Ne këshillojmë  njerëzit që konsumojnë pak prodhimet e qumështit të shtojnë nivelin e konsumit të tyre", tha ajo.

Shqetësimet në lidhje me produktet e qumështit rrjedhin nga fakti që yndyrat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit LDL, i cili shoqërohet me sëmundje të zemrës.

Megjithatë, sipas Degan, produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë përbërës që janë të mirë për njerëzit, siç janë aminoacidet speciale, yndyrat e pangopura, vitaminat K1 dhe K2, kalcium, magnez dhe kalium.

Sipas saj, nuk ka nevojë të hidhni gjithçka me vlerë në dëshirën për të hequr qafe diçka të parëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat