Hani nga një banane të pjekur mirë çdo ditë dhe shikoni çfarë do i ndodhë trupit

Shëndetësia

Hani nga një banane të pjekur mirë çdo ditë dhe shikoni çfarë do i ndodhë trupit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Bananet janë një minierë mineralesh e vitaminash. Megjithatë ka një kohë të caktuar pjekjeje të këtij fruti nga i cili mund të përfitojmë maksimalisht dhe kjo është kur bananet janë shumë të pjekura e në lëkurë i shfaqen pika të zeza. 

Nje person konsumon mesatarisht 27 kilogramë banane në vit dhe Living do të listojë më poshtë të gjitha arsyet përse duhet të hani çdo ditë nga një banane.

Bananet përmbajnë kalium, vitaminë A, vitamina B, vitamina C, karbohidrate, fibra dietike, proteina dhe hekur. Sheqernat që gjenden në banane janë të gjitha glukozë natyrale, fruktozë dhe saharoze të cilat janë sheqerna të mirë për të konsumuar. Bananet gjithashtu kanë nivele të konsiderueshme të dopaminës dhe catechin, të cilat të dyja veprojnë si antioksidantë. Në fakt, bananet e pjekura janë tetë herë më të efektshme se bananet gati në jeshile. 

Ulin tensionin e gjakut
Kaliumi është i njohur për aftësinë e tij për të ulur presionin e gjakut. E bën këtë duke balancuar efektet e kripës. Trupi ka nevojë për një ekuilibër si të natriumit, ashtu edhe të kaliumit, për të mbajtur presionin e gjakut në një nivel të shëndetshëm.

Mbrojnë zemrën
Fibrat, kaliumi, Vitamina C dhe Vitamina B6 që gjenden në banane janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës. 
Stabilizimi i diabetit
Për shkak se bananet janë një burim i mirë i fibrave, kaliumit dhe vitaminës C, ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit që vuajnë me diabet.

Ushqimet e pasura me fibra përmirësojnë nivelet e insulinës. 
Përmirësim i tretjes
Bananet kanë aftësinë për të trajtuar simptomat e urthit, diarresë dhe kapsllëkut. Kjo sepse bananet janë një ushqim i lehtë për t’u tretur. 

Përmirësojnë humorin dhe kujtesën 
Duke furnizuar trurin me lëndet thelbesore ndihmojne ne funksionimin e duhur neurologjik! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat