Shkencëtarët zbulojnë pilulën më efektive për humbjen e peshës?

Shëndetësia

Shkencëtarët zbulojnë pilulën më efektive për humbjen e peshës?

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:27
Foto

Tableti i humbjes së peshës që përmban lorkaserin mund të ndikojë fuqishëm në luftën kundër obezitetit, pasi studimi tregoi se nuk e rriti rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës.

Shkencëtarët pohojnë se lorkaserin është bari i parë për humbjen e peshës që konsiderohet e sigurt për shëndetin e zemrës në përdorim afatgjatë, gjë që do të lejonte rregullatorët të autorizonin parashkrimin e këtij ilaçi në sistemin shëndetësor të Britanisë së Madhe.

Lorkaserin merret dy herë në ditë dhe e shtyp dëshirën duke stimuluar trurin për të krijuar një ndjenjë të ngopjes,. Në studimin amerikan, 12.000 njerëz morën pjesë dhe grupi i marrjes së ilaçit reduktoi peshën për më shumë se katër kilogram në 40 muaj.

Një analizë shtesë tregoi një ndryshim të vogël në testet e dëmtimit të zemrës tek njerëzit që përdorin lorkaserin.

Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave në vitin 2012 miratoi përdorimin e lorkaserin për të rritur.

Bari shitet në SHBA që nga viti 2013, me çmim prej 220 deri 290 dollarë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat