Vendosja e tubave për frymëmarrje, foshnjat kanë nevojë për kujdes të shtuar

Shëndetësia

Vendosja e tubave për frymëmarrje, foshnjat kanë nevojë për kujdes të shtuar

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:46
Ilustrim

Disa njësi të kujdesit intensiv janë duke rrezikuar foshnjat duke mos i monitoruar kujdesshëm gypat e frymëmarrjes, kjo sipas një studimi të realizuar në Britani.

Sipas këtij raporti, ku është intervistuar stafi nëpër spitale të ndryshme në Britani, një gjë e tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha tek foshnjat që vijnë si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se mjekët duhet të jenë më të përgatitur dhe se duhet të kenë pajisjet më të mira për të ofruar vendosjen e sigurt të tubave për frymëmarrje.

Organizata “Bliss” ka bërë thirrje për spitalet që të marrin parasysh këto rekomandime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat