Fëmijët në karroca më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur

Shëndetësia

Fëmijët në karroca më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 06:20
Ekspertët kanë deklaruar se fëmijët në karroca janë më shumë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur ngaqë janë në pozitë më të ulët.

Foshnjat dhe fëmijët e rinj në karroca mund të ekspozohen për 60% më shumë ndaj ajrit të ndotur se sa të rriturit.

Ekspertët kanë deklaruar se fëmijët në karroca janë më shumë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur ngaqë janë në pozitë më të ulët, kështu duke qëndruar më afër tokës dhe ndyrësive.

Gjithashtu ata janë më të rrezikuar nga dëmtimet që vijnë nga ajri i ndotur, ngaqë trupat e tyre janë të vegjël dhe ende duke u zhvilluar.

Sipas hulumtuesve përdorimi i mbështjellësve për karroca dhe evitimi i rrugëve të ngarkuara është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët nga ajri i ndotur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat