Njerëzit kanë frikë nga dhimbja e qafës më shumë se prej shumë dhimbjeve të tjera në trup. Shpina dhe qafa janë të ndjeshme dhe zakonisht marrin një trajtim më serioz.
Dhimbja e mprehtë e qafës zakonisht është alarm i rremë, dhe duket më serioze se sa që është në të vërtetë. Vetëm një për qind e dhimbjeve të qafës janë kërcënuese dhe serioze. Prej tyre shumica e rasteve janë për shkak të kancerit, apo dëmtimeve të boshtit kurrizor.
Për të trajtuar dhimbjen e qafës duhet t’i keni parasysh këto tri kritere:
Dhimbja ju ka munduar për më shumë se 6 javë,
Nuk po shkon duke u lehtësuar, madje vetëm sa forcohet
Dhe së paku edhe një shenjë tjetër që tregon për “flamurin e kuq” (ethe, humbje e peshës, dhimbje e kokës, apo ndjenjë e plogështusë).