Harroni shpesh? Urime, shkenca thotë se jeni inteligjent!

Shëndetësia

Harroni shpesh? Urime, shkenca thotë se jeni inteligjent!

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:27
Ilustrim

Ka njerëz që mburren me kujtesën e tyre të fortë, kjo mund të jetë e dobishme në situata sociale dhe në shkollë.

Gjithsesi është gati e pamundur që të kujtosh çdo detaj në çdo situatë të mundshme. Kur harron diçka shpesh ndjehesh edhe pak “budalla.

” Nuk është se të duket vetja inteligjent në mes të marketit duke u munduar që të kujtosh se çfarë të duhet. Në këtë rast mund të shqetësoheni, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar, thjesht informacionet e vjetra janë zvendësuar me informacione të reja në trurin tuaj.

Është më e vështirë për ne që të kujtojmë informacionet e vjetra, ose ti harrojmë totalisht. Sipas studimeve një memorie perfekte nuk është aspak e lidhur me inteligjencën. Në fakt studimet kanë treguar se e kundërta është e vërtetë. Në rastet e personave që mbajnë mend detaje truri i tyre thjesht është i mbushur me informacion të panevojshëm.

Truri ka një mekanizëm të vogël të quajtur ipokamp, kjo pjesë e trurit i jep kujtimit një imazh. Ky mekanizëm funksionon duke eleminuar detajet e parëndësishme, në këtë mënyrë do të mbajmë mend vetëm çka ka realisht rëndësi në mënyrë që të marrim vendimet e duhura në situata të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat